Elbasan, treni i pasagjerëve merr përpara makinën, plagoset shoferi (VIDEO)

ELBASAN - Treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Kashar, ka përplasur një automjet tip "Opel" mbi shina. Ngjarja ka ndodhur pranë metalurgjikut në Elbasan. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, E.C, 32-vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mashinisti, D.D., 62 vjeç dhe ndihmësi i tij, N.L., 58 vjeç, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Elbasan 

Informacion paraprak 

Në fshatin Bradashesh, Elbasan, treni i pasagjerëve i linjës Kashar –Elbasan, me drejtim lëvizje për në Elbasan, me mashinist shtetasin D.D., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe ndihmës mashinist shtetasin N.L., 58 vjeç, banues në Vorë Tiranë, është përplasur me mjetin tip "Opel" me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Tiranë,

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit , i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Mashinist dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur