ELBASAN - Treni i pasagjerëve i linjës Elbasan-Durrës ka përplasur një automjet, në momentin që ky i fundit po tentonte të kalonte shinat e trenit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas, ku si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona të cilët ndodheshin në automjetin tip Renault, me targa El 36 93 C.
Televizioni A1 Report sjell pamje nga vendi i ngjarjesn të makinës së përplasur. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO