/ATSH- Miranda Sadiku/.-Kandidati për kryetar Bashkie i zgjedhdur nga PD në Elbasan, Ardjan Turku, ka zhvilluar disa takime me banorë të fshatrave Gjergjan, Shelcan dhe Muriqan, që tashmë janë pjesë e bashkisë së re të qytetit.

Duke folur me banorë të Gjergjanit, kandidati Turku ka theksuar impenjimin maksimal të tij në krye të Bashkisë së Elbasanit pas 21 qershorit për t'u dhënë zgjidhje problemeve me të cilat hasen banorët e kësaj zone.

Ndërkohë, vetë banorët janë shprehur se situata me të cilën ata po përballen është shumë e vështirë. Ata e kanë vënë theksin përvec mungesës së investimeve në zonën e tyre, edhe tek situata e vështirë ekonomike që po përfshin cdo ditë e më shumë këto familje.

Në vijim, Turku është takuar edhe me banorët e fshatit Shelcan. Edhe në këtë takim ai  ka garantuar banorët per një qeverisje me ndershmeri të bashkisë së Elbasanit gjatë 4 viteve që do të vijnë, duke theksuar se integritetin e tij e ka treguar në të gjitha detyrat që ka mbajtur deri më tani.

Pas takimit kandidati Ardjan Turku ka parë nga afër edhe ambientet e kishës së Shelcanit, ku ai ka premtuar mirëmbajtjen nga ana e bashkisë, të kësaj kishe me vlera tepër të mëdha kulturore, duke premtuar ndërhyrje edhe në rrugën që të çon tek ky monument, për të bërë atë qendër të vizitueshmë për turistët vendas dhe të huaj.