U aksidentua 10 ditë më parë në Elbasan, ndërron jetë sot 22 vjeçari në Spitalin e Traumës

 U aksidentua 10 ditë më parë në Elbasan, ndërron jetë sot 22 vjeçari në Spitalin e Traumës

foto ilustruese

Dhjetë ditë pasi mbeti i plagosur në një aksident rrugor, një i ri nga Elbasani ka humbur jetën sot në Spitalin e Traumës në Tiranë. 22 vjeçari me iniciale B.T, ishte duke udhëtuar me një motoçikletë, kur u përplas nga një mjet tip "Benz", dhe pësoi lëndime të rënda në kokë dhe trup.

I riu me motoçikletë banues në lagjen "Vullnetari" të qytetit të Elbasanit përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Pas 10 ditësh përpjekje, fatkeqësisht i riu nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë