ELBASAN - Rreth 3 mijë banorëve të lagjeve “Skënderbej” dhe asaj “Fushë Mbret” në Elbasan u është ndërprerë uji i pijshëm si debitorë nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve.

Por nga ana tjetër banorët ankohen se në lagjen e tyre uji i pijshëm ka vite që nuk vjen dhe se janë detyruar të hapin puse për të mbushur ujë. 

Ata shprehen se nuk kundërshtojnë pagesat e ujit, por më parë UKE duhet tu sjellë ujin dhe të vendosë matësat e më pas të kërkojë llogari për faturat.

Ndërkohë ndërmarrja e ujësjellësit bën me dije se kjo lagje ka dekada që nuk paguan ujin e pijshëm ndaj për këtë arsye po përballen me masa ndëshkimore të ndërprerjes së tij.

Sipas shefit të departamentit inxhinieri Julian Doçi, banorët nuk kanë likuiduar asnjëherë faturat edhe pse janë njoftuar nga ndërmarrja. 

Përsa i përket lejeve të mjedisit që leja e këtyre merret në ministrinë e mjedisit dhe kur planifikohet me kontroll, në bashkëpunim me ministrinë e mjedisit, të shkojmë dhe të bëjmë kontrollin
 
Ujësjellës kanalizime në Elbasan ka filluar prej ditësh një aksion për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe debitorëve në qytetin e Elbasanit të mbështetur edhe nga policia e shtetit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)