ELBASAN- Është arrestuar nga policia autorit i aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Shirgjan. I arrestuari është A.Sh 25-vjeç banues në Jogodin të Elbasanit. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip "Audi", në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës F.Q., 56 vjeç.
Po kështu polica ka arrestuar edhe dy presona të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Të arrestuarit janë J.T., 28 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L.T., 33 vjeç, banues në Elbasan.
Komente











