ELBASAN- Report Tv ka siguruar foton e viktimës të shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Florenc Kovaçi, 28 vjeç mbeti i vrarë një natë më parë pas një sherri me të rinjtë i cili agravoi deri në përdorimin e mjeteve të ftohta. Shkak i konfliktit dyshohet të jetë një vajzë.

Sakaq, i plagosur mbeti edhe vëllai i Florencit, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Në pranga ka rënë edhe autori i ngjarjes Ardit Hida, 24 vjeç. Hida u kap në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese", ndërsa ka pranuar edhe autorësinë e ngjarjes.  

1636193540_1636192901kovacihida.jpg

Autori i ngjarjes Ardit Hida, viktima Florenc Kovaçi dhe i plagosuri Mikel Kovaçi