ELBASAN - Ka shkuar në 450 milion leke debia që konsumatorët e qytetit të Elbasanit i kanë ndërmarrjes së ujësjellës- kanalizimeve. Kete e bëjnë të ditur drejtuesit e saj, të cilët kanë ndërmarrë një aksion për ndërprerjen e ujit të pijshëm të gjithë konsumatorëve debitorë. Përgjegjësi i Shërbimeve pranë kesaj ndërrmarje, Elsid Zyma, thote se "ndërmarrja ka nisur një asion për ndërprerjen e shërbimit dhe çdo ditë duke nisur që nga kjo fillimjavë ndërpritet uji i pijshëm për 60 familje".
Ai thekson se "pjesë e këtij aksioni është edhe verifikimi dhe më pas ndërperja e lidhjeve të paligjshme kryesisht familjeve në periferi të qytetit, të cilat banojnë në shtëpi të ulta". Në këtë kuadër, Zyma në emër të drejtorisë së ndërmarrjes i bën thirrje të gjithë debitorëve të shlyejnë detyrimet e ujit të pijshëm, pasi asnjë prej tyre nuk do të falet dhe se lidhja do të kryhet në momentin që të gjitha debitë janë shlyer.
Pjesë e debitorëve janë edhe shumë institucione shtetërore në Elbasan. Mësohet se në një aksion të dytë që do të relizohet shumë shpejt, në fokus do të jenë pikërisht këto institucione. /ATSH/
/Shqiptarja.com