ELBASAN- Një aksident në ish-uzinën e metalurgjikut në Elbasan ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku ka humbur jetën një punëtor. Policia, pas hetimeve ka vënë në pranga shefin e kontrollit të këtij sektori.
ORA 18:35 ELBASAN, NË PRANGA SHEFI I KONTROLLIT
Shefi i kontrollit teknik të mazutit në ish-metalurgjik është vënë në pranga për shkak të vdekjes së punëtorit, ngjarje që ndodhi mëngjesin e sotëm. Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, në pranga është vënë Armand Shajupi, 41 vjeç nga Elbasani.
Sipas policisë, Shajupi është përgjegjës për kontrollin teknik të mazutit. 41-vjeçarari mbante detyrën e pergjegjësit të kontrollit teknik të impmniantit të mazuti, ku humbi jetën punëtori, Ermir Dervishi.
ORA 11:04 VDES PUNETORI TEK ISH-METALURGJIKU
Ndërron jetë punëtori që u aksidentua paraditen e sotme në ish-metalurgjikun e Elbasanit, pasi u rrëzua nga ndërtesa ku po punonte. Ngjarja ka ndodhur tek ish-metalurgjiku, në sektorin e mazutit dhe solarit.
35-vjeçari, Ermir Dervishi, po punonte në linjën e prodhimit të mazutit, në momentin kur është rrëzuar nga mbi 10 metra lartësi, duke u dëmtuar rëndë.
I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore, pro nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa mendohet se shkak është bërë mungesa e kushteve teknike dhe sigurisë në punë.
Edhe Inspektoriati i Punës ka shkuar atje për të bërë verifikimin e kushteve të sigurisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com