Një aksident ka ndodhur nga përplasja e një automjeti me një motorçikletë. Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Unazës së Re të trenit.

Drejtuesi i motorçikletës H.M, 75 vjeç, banues në Elbasan, është  dërguar në spital për të marrë e parë ndihmën mjeksore. Ai  ka marrë disa plagë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi i automjetit ështe larguar nga vendi i ngjarjes por sipas policisë Elbasan është identifikuar, po punohet për shkaqet e aksidentit dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 04.01.2017 në rrugën e re të trenit një mjet ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi H.M., 75 vjeç banues në Elbasan.
I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën jetën.

Shërbimet e policisë rrugore po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

e.gj/Shqiptarja.com



[gallery]25262[/gallery]