ELBASAN – Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme persona të paidentifikuar kanë vjedhur impiantin elektrik dhe të ndriçimit në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan. Ngjarja, e cila shënohet për herë të dytë në këtë stadium, është konfirmuar nga përgjegjësi i Terreneve Sportive në bashkinë e Elbasanit, i cili deklaron se
“disa keqbërës kanë dëmtuar dhe më pas kanë prerë kabllot elektrik si dhe kanë marrë kapakët e dyerve të kapinës për shitje për skrap.”
Në fakt, kjo grabitje, sado e rëndë, nuk e “dëmton” stadiumin, të paktën në aspektin e ndriçimit, pasi “Ruzhdi Bizhuta” nuk është ndriçuar ndonjëherë. Kjo për shkak të mungesës së fondeve për të plotësuar pjesën e marrëveshjes mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë për investim në ndriçimin e fushës së blertë të stadiumit.
Ky dëm i shkaktuar mbrëmë kap vlera të shumta monetare sepse për ndricimin e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, UEFA ka dhënë një fond prej 70 mijë eurosh, një vlerë e konsiderusheshme për një ekip që militon në kategorinë e parë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com