ELBASAN- Drejtori i ndërmarrjes së çelikut në Elbasan është akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion është arrestuar teksa po tentonte të largohej në drejtim të Kosovës. Policia e Kukësit informon se 35 vjeçari është ndaluar në pikën kufitare të Morinës në momentin kur nga sistemi TIMS është rezultuar se ishte person në kërkim.
Drejtori i i Ndërmarrjes së Përpunimit të Çelikut në Elbasan ishte shpallur në kërkim më 21 shkurt 2013, ndërsa ishin arrestuar magazinieri Tosi Muda dhe shoferi Albert Pepa, vartës të tij.
Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “Traversa”Sipas policisë Robi, sëbashku me magazinierin e ndërmarrjes, e shoferin shisnin kundrejt lekëve nën dorë, mallin e ndërmarrjes pa e inventarizuar prej mëse prej 8 muajsh.
Më 21 shkurt në kuadër të operacionit policia e Elbasanit kapi në flagrancë, në aksin rrugor Elbasan –Peqin, dy kamionë me targa të Krujes KR 6416 A si dhe nje benz mercedez me targa AA 076 EZ, me drejtues A.Babasi dhe S.Topçiu, të cilët kishin ngarkuara traversa nga kjo ndërmarrje pa asnjë lloj fature, por i kishin paguar rreth 50 mijë lekë nën dorë, shtetasve të mësipërm.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com