Digjet makina e specialistit të krimeve në policinë e Elbasanit, u pezullua nga detyra për dekonspirim për depon e armëve në Papër (VIDEO)

ELBASAN- Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori në qytet, ndërkaq mësohet se automjeti ishte në pronësi të Edvin Gjylit inspektor i Krimeve të Rënda në policinë e Elbasanit.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se makina tip 'Volkswagen' ka qenë e parkuar ndërsa dyshohet t'i jetë vënë flaka nga persona me precedentë penal dhe se ky sulm ka ndodhur për shkak të detyrës së punonjësit të Policisë në Komisariatin e Elbasanit.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po ashtu, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:44
Kush është specialisti i krimeve në Elbasan që iu dogj makina, 6 muaj më parë u pezullua për dekonspirim për armët në Papër

Edvin Gjyli, specialisti i Krimeve në Policinë e Elbasanit, është një emër i përfshirë në çështje të bujshme në Policinë e Elbasanit. Ai ishte një nga katër emrat e punonjësve të policisë të cilët u pezulluan nga detyra për shkak se dyshoheshin  se nxorën sekretin hetimor e operacionale, lidhur me një superaksion që u zhvillua nga RENEA e FNSH me 1 korrik në aksin rrugor Elbasan-Papërr, gjatë të cilit u zbulua një arsenal armësh të sofistikuara. Armatimet në fjalë i përkisnin prodhimit francez dhe belg, të cilët përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Kjo bazë armatimi besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.

Por në një kohë ku Gjykata e Apelit Durrës vendosi të rrëzojë masën e pezullimit nga detyra dhe të kthejë në krye të Komisariatit të Cërrikut, B.S dhe vartësin e tij, shefin e krimeve A.Xh, për Edvin Gjyli dhe E.H, masa e pezullimit është lënë në fuqi. Ndërkohë në njoftimin e sotëm të policisë thuhet se Gjyli është punonjës i Policisë së Elbasanit dhe ende nuk dihet si është rikonfirmuar në detyrë.

Gjyli dhe Hasani janë dërguar me urdhër të shefit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë në Elbasan, në fshatin Broshkë, për të kryer veprime hetimore, për arsnealin e armëve të zbuluara, por më pas kanë bërë edhe foto që më pas u shpërndanë në media.

1578555894_report.jpg

Por si u zbuluan armët?

Pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho në datë 1 Korrik, policia dhe RENEA nisën kontrollin e banesave dhe territorit. Efektivët e këtij reparti gjatë kontrollit në ambientet e karburantit “Eldio Petrol”, krejt rastësisht zbuluan një bazë armatimi. Bëhet fjalë për 17 armë të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat u sekuestruan nga policia e Elbasanit dhe të gjitha u dërguan për ekspertim balistik dhe daktilografik në institutin e policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme.

Pjesa më e madhe e armëve ishin moderne dhe që i përkasin prodhimit francez dhe belg, armë këto që përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Vetëm 7 prej tyre ishin kallashnikovë ndërsa njëra armë gjahu çifte. Ndërsa pjesa tjetër ishin armë të sofistikuara dhe që kanë një preçizion të lartë në qitje. Mes tyre kishte dhe snajpera modern. Ndërkohë mësohet se 5 ishin pistoleta me silenciator.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe si ka hyrë në Shqipëri ky armatim, por disa nga armët ishin të mbështjella me gazeta italiane, çka dyshohet se ky armatim ka hyrë në territorin shqiptar nga Italia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Filani mga Elbasani: 09/01/2020 10:44

    Edvini Gjyli duhet hetuar e pyetur mire sepse ka te pakten 10 a me shume vjet qe esht i perfshire ne shume ngjarje edhe esht shoqni e mafiozve te vegjel e te medhenj te elbasanit.per vite me rradhe kam pire kafen prane tavolines se tij te bar e pizzeri IME perballe ambulances qendrore te Elbasanit. Policia,edhe pse KOLEG,i hidhni nje sy ju lutem.Do kenaqeni nga rezultatet. Pershendetje.

    Përgjigju
  • Populli: 09/01/2020 08:33

    Të shkoj prap të dekonspiroj aksionet e ish kolegve të vet, se do ja blejn bandat makinën edhe më të bukur.. Burrë legen, mirë ja ka bërë!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit