/ ATSH-Miranda Sadiku- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizmeve si edhe Policia e shtetit kanë ndërmarrë sot një aksion për ndërprerjen e ujit të pijshëm ndaj debitorëve, në qytetin e Elbasanit.
Aksioni është përqendruar në lagjen "Skënderbej", e përbërë prej rreth 3000 banorë, ku rreth 60 për qind e tyre rezultojnë debitorë ndaj kësaj ndërmarrjeje prej më shumë se 15 vjet.
Vetë banorët pranojnë se nuk kanë paguar asnjëherë ujin e pijshëm, por sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë ekonomike, ndërsa pretendojnë se uji i pijshëm i vjen shumë rrallë thuajse asnjëherë në ditë, si edhe shumë i ndotur. Por gjithsesi pretendimit të banorëve përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje sqarojnë se kjo zonë furnizohet me orare të caktuara si i gjithë qyteti, ndërsa përsa i përket ndotjes shkaktohet për shkak të ndërhyrjeve të shumta të vetë banorëve në rrjet.
Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve ka një debi që arrin në 4 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa mësohet se aksioni për lidhjet e paligjshme si edhe mbledhjen e debive do të vazhdojë deri në edukimin qytetar se uji është një shërbim që duhet paguar.
/Shqiptarja.com