Elbasan, vijon ndotja e "KURUM-it"
banorët, ata që e paguajnë koston

Elbasan, vijon ndotja e banorët, ata që e paguajnë koston">
ELBASAN - Qyteti i Elbasanit ka paguar ndër vite kostot për aktivitetin e kombinatit Metalurgjik. Që prej periudhës së izolimit të Shqipërisë kur kinezët e ndërtuan dhe i trashëguar në një formë tjetër në kapitalizimin e egër, ai do të signifikohet gjithnjë si një ndotës i madh dhe burim sëmundjesh.

Cilido, emri Metalurgji, i shfaqen në memorie re të mëdha pluhuri, nën të cilat jetojnë banorë, gra, fëmijë, të moshuar. 

Grumbujt e mëdha të skrapit dhe skorjeve të hedhura nga kompania "KURUM" e që shtrihen përgjatë gjithë kombinatitit nuk lënë hapësirë për më shumëfjalë. Këto pamje flasin me anë të copave të çelikut dhe sfungjerit të cilat nuk i hyjnë më në punë "KURUM-it", dhe ua faturon banorëve. 

Ajo çfarë kompania "KURUM" po i lë pasardhësve të banorëve të Elbasanit është një grumbull i madh mbetjesh, ndotje dhe sëmundje, një bombë mjedisore me sahat, minutat e të cilës po mbërrijnë drejt shpërthimit. 

Prurjet e shumta të lumit Shkumbin kanë shtuar mundësitë që sfungjeri dhe plastika të rendin drejt Adriatikut. Tashmë koston e punës së “Kurum” do ta paguajnë të gjithë shqiptarët. 

Sipas Inspektoriatit të Mjedisit për Depozitimin e Mbetjeve, "KURUM", ky ndotës i “certifikuar”, ka një leje mjedisore për këtë aktivitet, por nëse ajo i përmbush të kriteret e lejes dhe zbaton ligjin, përgjegjësi i këtij Inspektoriati, Gëzim Salla nuk di çfarë të thotë. Fjala e tij e fundit është se kompaninë e kontrollon ministria. 

250 persona vdesin nga kanceri në Elbasan, shifër alarmante e cila ende nuk po shqetëson askënd.

Inxhinierët shprehen se për Elbasanin nuk ka një plan studimi mbi ndotjen, pra asnjëherë nuk dihet me saktësi sa i ndotur është ky qytet. Ndërkohë asnjë fije shprese duket se nuk ka për banorët, të cilët nuk kanë rreshtur kurrë së foluri për ndotjen, të cilën e hanë me bukë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim