ELBASAN , 16 Shkurt / ATSH-Miranda Sadiku/. -  Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i bashkisë Elbasan është duke vijuar  aksionin për prishjen e  objekteve të  konsideruara pa leje brenda vijës së verdhë të qytetit. Hë hënën aksioni u përqëndrua në lagjen "5 Maji", në afësi të bllokut të banesave sociale. Objekti i listuar për t'u prishur ishte ndërtuar 5 vitet e fundit, mbi një objekt të vjetër. Në krye të aksionit kryeinspektori Aurel Kaja tha se objekti në fjalë nuk disponon leje ndërtimi dhe se ai shtrihet në një sipërfaqe prej 200 metra katror. Kaja garanton se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje, ndërsa sqaron se ky numër në qytetin e Elbasanit arrin në 73.
Në prishjen e banesës asistuan edhe forcat e rendit, për të neutralizuar çdo konflikt të mundshëm,  pavarësisht se situata ishte e qetë. Bëhet e ditur se përsos faktit që ndërtesa klasifikohet pa leje, vetë truallit i ka dalë pronari legjitim i cili ka nisur edhe përpjekjet për ta marre. /a.ke/