ELBASAN - Një 70 vjeçar nga Elbasani është viktima e parë e të ftohit në Shqipëri. Fredi Kushi është gjetur i pajetë në mes të rrugës në lagjen “Emin Matraxhiu” në qytet.

Trupi i pajetë i 70-vjeçarit u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të cilët më pas njoftuan policinë.
 
Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak, ndikuar nga temperaturat e ulëta në rrethin e Elbasanit.
 
 Mot i keq me reshje shiu e borë dhe  temperatura të ulëta kanë përfshirë gjithë vendin.


viktima ne elbasan
viktima ne elbasan
(Në foto viktima
Fredi Kushi)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)