Elbasan, vjedhin kamionin
arrestohen 2 autorët, 1 në kërkim

Elbasan, vjedhin kamionin<br />arrestohen 2 autorët, 1 në kërkim
ELBASAN- Dy shtetas nga qyteti i Durrësit kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur një kamion, ndërsa është shpallur në kërkim dhe një i tretë.
 
Të arrestuarit janë shtetasit Ledio Muçollari, 28 vjeç, dhe Andi Cibaku, 22 vjeç.
 
Ata kanë grabitur një sasi prej 20 milionë lekësh të vjetra në një kamion me targa DR 87 27 D, i cili ndodhej i parkuar në afërsi të një lokali në qytetin e Librazhdit.
 
Drejtuesi i kamionit, sapo ka konstatuar vjedhjen, ka bërë denocimin në polici, e cila është vënë menjëherë në kërkim të autorëve të ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarve.
 
Ende nuk dihet nëse hajdutët dhe drejtuesi i kamionit kishin lidhje ndërmjet tyre, ndërsa blutë e Elbasanit kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e e plotë të rrethaneve të kësaj ngjarje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim