ELBASAN- Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan kërkon 25 vjet burg për Olti Lamçen, i akuzuar për vrasjen e Almir Canit.
Lamçe akuzohet për “vrasje me paramendim”, ndërkohë që burg kërkohet edhe për vëllain e tij Florian Lamçe dhe shtetasin Kliton Gjyla, përkatësisht me 3 vjet dhe 2 vjet burg.
Dy të fundit janë akuzuar pasi kanë mbështetur Olti Lamçen, pikërisht me akuzën “për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Prokuroria e Elbasanit ka paraqitur sot konkluzionet përfundimtare për ngjarjen e ndodhur më 22 Shkurt 2012, në të cilën, pasi një debati për një punë të papaguar, ka mbetur i vdekur me armë zjarri Almir Cani, pronar i një diskoje në lagjen ku banonte.
Autori kryesor, pas hetimeve të prokurorisë, rezulton shtetasi Olti Lamçe.
Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria ka arritur të faktojë edhe rolin e shtetasve Florian Lamçe dhe Kliton Gjyla, të cilët sipas tyre, “kanë kryer veprime të drejtpërdrejta për të penguar zbulimin e së vërtetës”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Elbasan, ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni