"Sikur e kam thënë, Elbasani pati një situatë jo pozitive gjatë këtij viti, e cila ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur. Lind nevoja për ta riformatuar gjithë këtë strukturë, duhet një ristrukturim i plotë në nivel qarku dhe në nivel komisariati. Ajo që pamë ishte koncepti sesi do të bëhet ky organizim dhe pjesë e saj është edhe efektiviteti, por nuk mund të bëhen brenda orës, por duhen kohën e tyre për t’i përgatitur dhe debatuar. Çdo gjë kërkon kohën e vet, pasi cdo gjë e nxituar nuk mund të japë eficencën. Përsa i përket cështjeve që lidhet me kriminalitetin në Elbasan, vijon që të mbetem i shqetësuar, jemi duke u marrë. Këtu janë atashuar specialistët më të mirë, janë ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe nuk mund të bëhet brenda një ditë. Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar", deklaroi Xhafaj.
Nga qyteti i Elbasanit, ku mblodhi ditën e sotme drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit, ministri Xhafaj tha se tema kryesore e diskutimit ishte rendi dhe siguria në vend. Më tej, ai shtoi se u prezantua projekti pilot, që synon të ketë një riorganizim më të mirë të policisë, duke forcuar prezencën e policisë në terren.
"Çështja e parë ishte rendi dhe siguria për të trajtuar disa çështje për ujin e pijshëm, mjedisin. Është prezantuar një projekt pilot në Qarkun e Elbasanit, që synon të ketë një riorganizim më të mirë të policisë, duke forcuar prezencën e policisë në territor, duke e sjellë atë më afër shqetësimeve të qytetarëve. Një marrëdhënie të re me njerëzit që banojnë në territor.
Elbasani ishte në një situatë jo pozitive gjatë këtij viti, e cila ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhen e duhur, por dhe për shkak të masave të ashpra që morëm. Për këtë lind nevoja për ta ribërë gjithë këtë strukturë. Pamë si do të bëhet ky organizim, si dhe lufta kundër krimit. Këto gjëra nuk bëhen shpejt, duan kohën e vet, në mënyrë që të kemi një projekt sa më realist", shtoi ministri.
Deklarata e plotë e Fatmir Xhafajt
Nuk jemi rastësisht në Elbasan. Kam mbledhur gjithë drejtuesit Ministrisë Brendshme, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës për sigurinë në gjithë territorin dhe paligjshëmrinë. Bashkë me dy kolegët ministra diskutuam për paligjshmëri të tilla si uji i pijshëm, energjia, mjedisi dhe dukuri të tjera paligjshmërie.
Në pjesën e dytë ne diskutuam një projekt pilot për mënyrën se si do organizohet policia në qarkun e Elbasanit që synon prezencën e policisë më afër problemeve që kanë qytetarët me synimin që të ketë marrëdhënie të re me njerëzit dhenë mënyrë të veçantë me ata që kërkojnë vëmendjen e policisë për më shumë siguri e qetësi. Në pjesën e tretë kemi projektligjin për vetingun e kemi paraqitur kuvendin do ta diskutojmë me problematikat që kanë subjektet që do ti nënshtrohen këtij procesi.
Elbasani vatër e nxehtë:
Jo rastësisht ne u mblodhëm në Elbasan pasi Elbasani pati një situatë jo pozitive gjatë këtij viti që ende nuk ka marrë përgjigje dhe zgjidhjen e duhur. Por edhe masat e ashpra që morëm që janë të merituara sipas meje. Lind nevoja për rifarmotim të struktuarave dhe jo rastësisht sollëm Drejtorin e Departamentit e Sigurisë Publike. Ajo që patë sot ishte se si do bëhet riorganizimi që të jetë eficent.
Nuk janë gjëra që bëhen brenda orës duan kohën e vet që të debatohen që të kemi një projekt realist sepse cdo gjë e pa menduar nuk jep rezultatin e pritur.
Sa i përket kriminalitetit mbetemi të shqetësuar për Elbasanin. Jemi duke marrë masat e duhura. Kemi atashuar njerëzit më të mira dhe ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe provave dua të them se qoftë Çapajt apo Çelajt që nuk mund të simbolizojnë njerëzit me vlera të Elbasanit. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale do të marrin përgjigjen e merituar.
d.c./shqiptarja.com