Tavë me pistil

Përbërësit:

  • 1,5 kg mish qingji
  • 1 kg qepë
  • 30 g pistil kumbulle
  • Vaj ulliri
  • Spec i kuq pluhur
  • 1 dorë oriz Teuta
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim mishin e qingjit në vaj ulliri, shtojmë qepët e grira jo imët, edhe i skuqim derisa të zbuten plotësisht duke shtuar edhe pak ujë. Shtojmë copat e pistilit të grira imët, ujë ose lëng mishi, piper të zi dhe kripë. Shtrojmë orizin në tavën e baltës të ngrohur edhe sipër vendosim gjellën. E pjekim për 20-30 minuta me 200° derisa yndyra të dalë lart e té krijojë një cipë.