Elbasan- Specialistët për hetimin e Krimit kanë arrestuar E.S,31-vjeç. Ky person ishte shpallur në kërkim në muajin e mëparshëm, pasi ka goditur me grushta si dhe ka kanosur me armë zjarri pistoletë, A.H. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, E.S, e ka kanosur me pistoletë lodër kauçuku. Pas komunikimit me prokurorin ky person do të ndiqet në gjendje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosje” .
Po ashtu Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisës së Elbasanit, kanë arrestuar A.O,15- vjeç banues në Librazhd. Arrestimi i tij u bë, pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje, konkretisht dyqanin e A.Ç, ku ka marrë 40 mijë lekë, si dhe në Prrenjas, në dyqanin e R.K, ku ka marrë 20 steka me cigare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme proceduriale.
Një tjetër person, J.A, 22 vjeç, banues në Elbasan, është proceduar penalisht në gjendje të lire, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një dozë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.