Në qytetin e Elbasanit, ndryshon stacioni i autobusëve ndërqytetas. Bashkia e Elbasani ka planifikuar ndërtimin e një terminali të ri të autobusëve afër rrethrrotullimit të Bradasheshit.
 
Vetëm linja Elbasan-Tiranë nuk do të zhvendoset në terminalin e ri.  Për të shkuar në Bradashesh, bashkia do të vendos edhe një linjë urbani.
 
Sipas këshilltarëve të këshillit bashkiak në Elbasan, zhvendosja e stacionit ndodh për të shmangur trafikun dhe ndotjen që krijonte në qytet stacioni i autobusëve.
 
Bashkia do të vërë në dispozicion një hapësirë prej 6 mijë m2 për këtë stacionim deri në ndërtimin e terminalit të autobusëve.
 
Vendimi do të bëhet fakt me hyrjen në fuqi pas miratimit nga prefekti.


dy.b/shqiptarja.com