Një banesë në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit është përshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Shkak i zjarrit në banesën e Ramadan Ballës, dyshohet të ketë qenë një qiri i ndezur. Si pasojë e flakëve të zjarrit është lënduar një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë në spitali, ku mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.