ELBASAN - Zv.Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa ishte sot në qytetin e Elbasanit në një takim me Kryetarin e Dhomës së Avokatisë Elbasan, Jani Vaso dhe me Kryetarin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan, Arben Vrioni për të verifikuar ankesat nga gjyqtarit Xheladin Karkini
Ndërkaq, që rezultat i këtij takimi ishte ndërprerja e protestave të avokatëve dhe njëkohësisht edhe ndërprerja e bojkotimit të seancave gjyqësore.
Gjatë takimit u prezantuan shqetësimet e komunitetit të avokatëve për incidentin e ndodhur para pak ditëve në Gjykatën e Elbasanit, si dhe problematika të tjera lidhur me punën në këtë gjykatë.
Duke e konsideruar incidentin e ndodhur një ngjarje të izoluar, por aspak etike për vlerat që mbart sistemi i drejtësisë, Zëvendëskryetari siguroi se do t’i bëjë pjesë të diskutimeve në mbledhjet plenare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë shqetësimet e parashtruara nga Dhoma e Avokatisë Elbasan.
Ndaj Karkinit ka pasur një numër të lartë ankesash nga qytetarët dhe avokatet për neglizhencë në zbardhjen e vendimeve apo caktimin e datave të gjyqeve.
Akuzat ndaj Karkinit ishin ato që shkaktuan protestat dhe bojkotin nga ana e avokatëve të seancave gjyqësore.
Në përfundim të takimit, Kryetari i Dhomës së Avokatisë Elbasan siguroi Zëvendëskryetarin e KLD se avokatët do të ndërpresin bojkotin dhe do të vijojnë zhvillimin normal të seancave gjyqësore në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke filluar nga dita e hënë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com