Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, priti sot në një takim, kryetarin e komunës së Ferizajt në Kosovë, Muharrem Svarqa, në prani edhe të përfaqësuesve të të dy institucioneve.
Gjatë këtij takimi dy kryetarët shprehën mendimin për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy qyteteve, përmes binjakëzimit. Sejdini u shpreh se " bashkëpunimi me komunën e Ferizajt nuk do të jetë thjesht një marrëveshje për t'u mbajtur në letër, por një shkëmbim konkret përvojash".
Të dy kryetarët ranë dakord se, përveç fushës kulturore, ku bashkëpunimi ka nisur tashmë, me rëndësi është bashkëpunimi ekonomik dhe ai administrativ. Ata u shprehën se Elbasani dhe Ferizaj kanë mundësi konkrete bashkëpunimi dhe një gjë e tillë është diskutuar me detaje mes dy kryetarëve.
Svarqa vlerësoi lart mikpritjen elbasanase, në vizitën e tij të dytë zyrtare në këtë qytet. "Elbasani është i njohur në të gjithë Kosovën për traditat e tij të lashta kulturore dhe arsimore", u shpreh Svarqa. Bashkëpunimi mes dy institucioneve të pushtetit vendor ka nisur tashmë me shfaqjen e vënë në skenë në teatrin "Skampa". "Departamenti AP" i cili vjen si një bashkëpunim i shkëlqyer mes teatrit të Elbasanit dhe atij të Ferizajt, në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor " Skampa 2014".
ATSH
/Shqiptarja.com