Elbasani është një nga qytetet më me traditë në futbollin shqiptar, kjo edhe për shkak se historikisht ky klub i ka kushtuar rëndësi grupmoshave. Edhe në këto kohë të vështira, Elbasani i ka varur shpresat tek të rinjtë dhe një nga ata futbollistë premtues që mund të jetë pjesë e ekipit të parë në të ardhmen, është edhe mbrojtësi i djathtë i U - 17, Graciano Hasa.
Në një intervistë për "Shqiptarja. com", ai rrëfehet që nga fillesat e tij në futboll dhe deri tek e ardhmja. 'Objektivi im është që të jem pjesë e një klubi elitar në Evropë. Pastaj, duke qenë se jam thirrur me kombëtaren e moshave, në një të ardhme do dëshiroja të isha pjesë e kombëtares së madhe.
Idhulli im është Dani Alvesh, shpresoj që të bëhem si ai një ditë” Hasa vlerësohet nga trajneri i kombëtares Mustedanagiç e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e 17 vjeçarit me kombëtaren. Ndërsa trajneri i ekipit të parë të Elbasanit, File pritet që ta thërrasë në ekipin e parë në edicionin e ardhshëm, pasi ka lënë përshtypje të mira.
Elbasani militon në kategorinë e parë në futbollin shqiptar dhe ndodhet në një pozicion mjaft kritik që e vendos në dyshim nëse edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e kategorisë së parë apo do të zbresë në të dytën. Problemet vazhdojnë që të ndjekin verdheblutë prej shumë edicionesh duke mos kapërcyer problemet financiare, ndërsa gjykata ka shpallur falimentin e shoqërisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com