Elbasani hap dyert për 10 sportistë elitarë ukrainas, Gjiknuri: Shqipëria ka një traditë të mirë në mikpritje

Elbasani hap dyert për 10 sportistë elitarë ukrainas, Gjiknuri: Shqipëria ka një traditë të mirë në mikpritje

Elbasani është bërë qyteti i parë në vend që mirëpret sportistët ukrainas që janë larguar nga lufta. Dhjetë sportistë të ekipit olimpik ukrainas  tashmë janë akomoduan dhe kanë nisur stërvitjen e tyre në këtë qytet.

Ata u vizituan sot nga Sekretari i Përgjithshëm i PS njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Damian Gjiknuri, duke qenë njëherësh dhe ndërmjetës për sistemimin e tyre në Elbasan. Në një prononcim për mediat, deputeti Gjiknuri u shpreh se sportistët ukrainas do të kenë tashmë të gjitha kushtet për të vijuar stërvitjen.  

“Komiteti Olimpik kërkoi ndihmë për strehimin, qëndrimin e tyre dhe krijimin e mundësive për të ushtruar trajnime sportive. Në fakt Bashkia e Elbasanit u përgjigj e para. Qeveria e dha mbështetjen e saj. Unë personalisht ndjehem krenar që e ndërmjetësova këtë proces. Në fund të fundit dhe ne bëjmë diçka për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve që për shkak të një fatkeqësie, siç është lufta, janë të detyruar të lënë vendin e tyre, por njëkohësisht të mos humbin dhe ato aftësi sportive që për shkak të luftës bëhen të pamundura”, theksoi ai.

 Deputeti Gjiknuri nënvizoi se Shqipëria ka një traditë të mirë për të mbështetur njerëzit në nevojë.

“Shqipëria ka një traditë të mirë edhe në të kaluarën për të mirëpritur njerëzit që preken nga fatkeqësitë. Ne jemi vend që vetë kemi vuajtur. Edhe ne në të kaluarën kemi shkuar në Europë  dhe na kanë  pritur. Ashtu siç kemi pritur qytetarët nga Kosova dhe më vjen mirë që ne këtu presim edhe sportistët ukrainas”, deklaroi ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës