ELBASAN- Në Universitetin e Elbasanit, i cili aktualisht është i vetmi që ofron një program studimi për gjuhën rome u zhvillua një konferencë shkencore me rastin e Dites Ndërkombëtare e Romëve.
Organizuar nga Departamenti i Gjuhësisë në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri, konferenca kishte në fokus figurën e studiuesit Marcel Courthiade dhe kontributin e tij në studimin dhe standardizimin e gjuhës dhe kulturës rome.
Rektorja e universitetit, Prof. Dr. Elvira Fetahu dhe përfaqësues të komunitetit rom gjatë diskutimeve theksuan rëndësia e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës rome, si një element thelbësor i identitetit kulturor.
Bashkëshortja e Marcel Courthiade ndau me të pranishmit kujtime nga jeta dhe puna e tij në vende të ndryshme të botës, nga Franca dhe Spanja deri në Indi, duke evidentuar përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në këtë fushë.
Nga ana tjetër, pedagogu i gjuhës rome, Dr. Emiliano Aliu, u ndal tek sfidat e mësimdhënies së kësaj gjuhe, duke nënvizuar nevojën për më shumë mbështetje institucionale dhe zhvillimin e mundësive në tregun e punës për këtë profil.
“Kur më pyesin, çfarë experience ka qenë gjuha rome në Universitetin e Elbasanit, më duhet të them që është njësoj si një shqiptar që ndodhet larg Shqipërisë, jep mësim gjuhën e nënës së tij. Nuk ka emocion më të papërshkrueshëm. Akoma më mirë është që të jetë në nivel institucional për një të ardhme që do e trashëgojë këtë gjuhë tek brezat që vijnë. Një eksperiencë tjetër positive në Elbasan është fakti që ky universitet është i pari që hap dyert për këtë degë" tha Aliu
Në fokus të konferencës ishin gjithashtu çështje që lidhen me të drejtat e komunitetit rom, integrimin e tyre në shoqëri dhe luftën kundër diskriminimit.
Marcel Courthiade ishte një nga studiuesit më të njohur ndërkombëtar në fushën e gjuhës dhe kulturës rome, megjithëse për publikun e gjerë mbetet një emër pak i njohur. Me origjinë nga Franca, ai punoi ne Shqiperi për dekada të tëra me komunitete rome. Po keshtu ka dhene leksione në Francë, Spanjë, etj.
Një nga arritjet e tij më të rëndësishme ishte krijimi i një forme të përbashkët standarde të gjuhës rome, e cila synonte të bashkonte dialektet e ndryshme dhe të ndihmonte në përdorimin e saj në arsim, botime dhe institucione.
Komente












Grupet shoqerore qe i perkasin races rome, quhen, ne Enciklopedi, popull pa atdhe, dmth jane grupe njerezish te organizuar ne baze familjesh qe quhen "endacake"! Ashtu si cdo grup social, " te paragjykuar dhe te perbuzur", ne Shqiperi do te gjejne perkrahjen me te " zjarrte", mikepritjen duke i dhuruar nje atdhe, dhe bujarine duke i bere endacaket te ngulen ne " banesat sociale" qe qeveria i dhuron me " gjithe shpirt" nese vota e tyre nuk perkon me periudhen e " endjes neper bote". Dhe perseri per keto grupe sociale te paragjykuara ne ofrojme pozicionet e punes me te spikatura, edhe nese atyre ju duhet te qendrojne ne atdheun o falur per 1 vit"!! Une e vleresoj " opinionin e punonjesve sociale" qe kane bere nje pune te shkelqyer me keto grupe shoqerore duke i " reformuar shpirtin e tyre endacak"!!
Përgjigju