Në emisionin “Trialog” në RTSH, ish deputeti Ervin Salianji ka bërë deklarata të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke rikthyer në vëmendje statusin e tij “non grata” në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Salianji u shpreh se vendimet për shpalljen “non grata” lidhen me akuza për lidhje me krimin dhe përdorim të tij për influencë politike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me ankimimet përkatëse.

“Deri tani e kam shmangur nga debati publik, por të vërtetat duhen thënë, Sali Berisha duhet te shkoje te psikiatri sepse nuk eshte mire menderisht. Berisha është non grata në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, tek vendim marrja e gjykatës, të Britanisë së madhe për ankimimin që ka bërë të home office që Sali Berisha është non grata për shkak të  lidhjeve me krimin dhe për shkak të përdorimit të krimit për influencë politike. Për Suel Celën ka pasur akuza nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi në atë kohë që kërcënonte njerëz për të marrë partinë Sali Berisha. Duhet të pyes tek njerëz që rri shumë afër për Ergys Agasin dhe pse deri në momentin që është shpallur në kërkim nuk përmendej në asnjë media që ka linjë editoriale pro Sali Berishës”, u shpreh Salianji.