Qyteti i Elbasanit është kthyer si “Palermo” në vendin më të kriminalizuar në Shqipëri, ku atentat mafioze dhe grupet kriminale dominojnë jetën sociale dhe ekonomike në vend. Brenda 10 ditëve janë shënuar 3 vrasje me armë dhe thika.

Pas ekzekutimit me 5 plumba pistolete “TT”, të Emiljano Ramazanit, rradha i ka ardhur mikut të tij Regis Runaj, i cili është masakruar me thika dhe sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.

Ky që shihni në këtë foto është Regis Runaj dhe sipas të dhënave të policisë së Elbasanit, ai ishte miku i 39-vjeçarit Ramazani. Ka shumë gjase se vrasja është kryer në një vend tjetër dhe më pas personat e kanë tranportuar në afërsi të varrezave të qytetit, duke e hedhur në një rrugicë që nuk frekuentohet nga shumë persona. Ka qënë një kalimtar i rastit ai që e njoftuar policinë se afër varrezave ndodhej i pajetë një person.

Ngjarja lidhet me tregtinë e kokainës në këtë qytet dhe si Runaj dhe Ramazani ishin persona të evidentuar si shpërndarës kokaine në qytetin e Peqinit dhe Elbasanit. Pikërisht kjo është dhe shkaku i dyshuar nga policia se mund të ketë sjellë vrasjet. Teksa policia dhe prokuroria ende nuk janë në gjëndje të japin emrat e personave që mund të kenë kryer vrasjen e Regis Runaj, për vrasjen e mikut të tij Emiljano Ramazani janë shoqëruar babë e bir, Albert dhe Seit Manahasa, pasi në një makinë në servisin e tyrë policia gjeti të fshehur, pistoletën tip TT, me të cilën u ekzekutua Ramazani ose siç njihet ndryshe me noflën “Ili”.

Babë e bir pritet të dalin sot në orën 11:30 para gjykatës së Elbasanit, ku do njihen me masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë për vrasjen e Ramazanit, është shoqëruar në polici edhe nuk dihet ende nëse është arrestuar ose jo Genc Çollaku, ose siç njihet ndryshe në Peqin me nofkën “Loku”. Pa kaluar shumë orë, në Elbasan sërisht ndodh një vrasje tjetër.

Një grup shokësh ndodheshin në ambjentet e lokal “Piazza delsol”, në qëndër të Elbasanit, lokal i cili administrohet nga djemtë e Çim Asllanit. Mes grupit të të rinjve, ka qënë dhe Florian Lamçja ose siç thiret ndryshe në Elbasan me noflën “Flor qori”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Personat kanë konsumuar pije alkoolike dhe dyshohet të kenë konsumuar dhe kokainë.

Në bisedë e sipër ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që do përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur në vend Florian Lamçja. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdinit.

Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçja konsiderohen si persona me precedentë penalë në Elbasan. Vetë viktima Florian Lamçja në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një ngjarje, ku besohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Rodi Bylykbashit, po pa i shkaktuar dëmtime.

Ndërkohë Florian Lamçja rezulton i dënuar për plagosje dhe kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Për këtë të fundit ai është dnuar me 3 vjet burg nga gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012 në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani.

Pronari i disko “Tekila” në Elbasan u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit 2012. Dy vëllezërit Florian dhe Olsi Lamçja e kanë thërritur atë me telefon duke e nxjerrë jashtë banesës nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba. Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës.

Në fund të gjykimit, Florian Lamçja u dënua me 3 vite burgim si personi që kishte fshehur provat në vendgjarje ndërsa Olsi Lamçja u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes me paramendim. I gjithë konflikti që solli më pas vrasjen ndodhi për një shumë prej 300 mijë lekë të vjetra.