Elbasani nën atmosferën kuqezi
masa për organizimin e ndeshjes

Elbasani nën atmosferën kuqezi<br />masa për organizimin e ndeshjes
ELBASAN - Elbasani sot përfaqëson qendrën e festës për të gjithë mbështetësit e kombëtares kuq e zi. Kurrë më parë bulevardi nuk ka qenë kaq i dekoruar me ngjyrat e flamurit, simbolet e kombëtares dhe nga tifozët që presin me padurim ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

Por punën më të vështirë e ka pasur policia e shtetit e cila duhet të zbrazë bulevardin kryesor të qytetit nga parkimet dhe të koordinojë lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve. Për këtë qëllim një ditë më parë ka qenë në Elbasan edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policië së shtetit Artan Didi.

Gjatë paradites është zhvilluar me dyer të mbyllura edhe mbledhja koordinuese për marrjen e masave në organizimin e ndeshjes së parë ndërkombëtare në Elbasan. Tifozët kanë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare për të mbështetur kombëtaren, ata kërkojnë me cdo kusht fitoren.

Nuk mungojnë edhe sportëdashësit danezë që sigurisht edhe ata i urojnë fitoren kombëtares së tyre. Gjithashtu ata shprehen të impresionuar për Shqipërine si një vend me atraksion turistik. 

Sot në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në tapetin e blertë të stadiumit "Elbasan Arena", ku do te përballet me përfaqësuesen daneze, e vlefshme për eleminatoret e Evropianit “France 2016”. Shqipëria dhe Danimarka janë dy të parat e Grupit I. Të dyja ekipet kërkojnë fitoren dhe marren e pikëve maksimale.

shqiperi danimark, atmosfera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e fitores’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e fitores’