ELBASAN - Vitet e fundit, në qarkun e Elbasanit është rritur numri i pacienteve që kryejnë shërbimin e hemodializës pranë spitalit rajonal dhe shumë prej tyre, që janë në listën e pritjes, po detyrohen të marrin mjekimin në Tiranë ose në Durrës.
Reparti i Hemodializës pranë spitalit rajonal në Elbasan u shërben 64 pacientëve nga Elbasani po edhe qyteteve juglindore të vendit, si Korça dhe Pogradeci.
Përgjegjësja e këtij reparti dhe Doktore e Shkencave Zheni Gjergji thekson faktin se “nga viti në vit është rritur numri i pacientëve që kërkojnë shërbimin e hemodializës” . Gjergji pohoi se ka ende pacientë që janë në listen e pritjes dhe për momentin e marrin shërbimin e hemodializës në Tiranë ose në Durrës. Ajo tha se “është mjaft i vështirë përballimi I të gjithë pacientëve, pasi edhe kostoja e një seancë kushton nga 80 deri në 90 euro dhe afërsisht 12 mijë euro në vit për çdo pacient."
Në fund të fjalës së saj, shefja e pavionit të hemodializës pohon se, “pavarësisht se mban pacientë nga Korça dhe nga Pogradeci, buxheti i spitalit rajonal të Elbasanit nuk është i mjaftueshëm për t'i dhënë një shërbim maksimal pacientëve”.
Ajo ç’ka është paradoksale, sipas doktores Zheni Gjergji është se “spitali i Korçës që nuk ka një shërbim të hemodializës dhe buxheti është më i lartë krahasuar me spitalin rajonal të Elbasanit; pra ,do të doja që në vitet në vazhdim Qeveria të bëjë një rindarje të buxhetit që të kemi një shërbim sa më cilësor”.
Sakaq, pacientët e Elbasanit shprehen se e marrin shërbimin e hemodializës tre herë në javë dhe ky shërbim është mjaft i domosdoshëm për vazhdimësinë e jetës së tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com