Elbasani, shtëpia e re e Partizanit
policia masa për sfidën me Laçin

Elbasani, shtëpia e re e Partizanit<br />policia masa për sfidën me Laçin
Elbasan-Policia ka marrë masat duhet vendosur në dispozicion të garantimit të sigurisë 150 punonjës  policie për ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit që do të luhet nesër në 'Elbasan Arena'.
 
Stadiumi i Elbasanit është kthyer në shtëpinë e re të të kuqve.
 
Ndeshja e vlefshme për kampionatin e futbollit do të zhvillohet në 17:00 në Elbasan për shkak se të kuqtë nuk u pranuan që të luajnë në Tiranë në stadiumin e bardhebluve.
 
Tifozët nuk do të lejohen që të posedojnë shishe, çelësa apo monedha me vete, ndërsa si gjithmonë në disa rrugë do të kufizohet qarkullimi dhe parkimi.
 
 
Masat e policisë për ndeshjen
Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal të ndeshjes  kombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve “Partizani”  dhe  “Laçi”, e cila do të  zhvillohet    më  datë  10.12.2016 në  orën  17:00,  në  Stadiumin  “Elbasan  Arena”.
 
Sa me sipër ,  në   orën  15:00,   të  datës  10.12.2016 ju  bëjmë  me  dije  se:
 
             Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.
 
             Nga “Kryqëzimi I Rrugës së Tapetave” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet  parkimi I automjeteve
 
             Nga “Kryqëzimi I Romëve” deri  tek Kryqëzimi në dalje në Unazë nuk do të lejohet parkimi I automjeteve
 
             Nga “Kryqëzimi  I  Romëve” deri tek “Kryqëzimi I Tapetave” nuk do të lejohet  parkimi dhe qarkullimi I automjeteve
 
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 150 punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja
 
Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të  çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)
e) çelësa  të  ndryshëm
Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.
Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.
Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth   Stadiumit,  nga  ora   16:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes,   të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.
Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 10  Dhjetor  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani