Elbasan-Tiranë, hapet rruga deri tek Tuneli i Krrabës

Pas 8 vitesh punimesh rruga Tiranë-Elbasan do të jetë e kalueshme në të gjithë aksin e saj, por pa u përfunduar plotësisht. Në datë 14 mars do të hapet njëri krahë i segmentit nga kryqëzimi i Ibës deri tek hyrja e tunelit të Krrabës. Mjetet do të kalojnë në karrexhatën e majtë të këtij segmenti, ndërkohë nga sot deri në 14 mars kalimi do të bëhet nga aksi i vjetër nga Mulleti.

Ndërkohë do të hapet plotësisht segmenti nga TEG-u deri tek kryqëzimi i Ibës, që deri tani është bërë vetëm në karrexhatën e djathtë.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së:

Në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 të (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 Mars 2019, seksionet si më poshtë:

-  Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi Teg km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500,
- Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).

Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019‬.

Bashkëpunimi i qytetarëve për devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data ‪14 Mars 2019‬.

Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi  TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjithë elementët e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë te trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes. Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë  për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë