Edhe pse shumë do të donin të bënin një foto me të, duket se ka dhe nga ata që nuk duan të jenë në “selfien” e Kim Kardashian.

Në fakt bëhet fjalë për një elefant.

Gjatë pushimeve luksoze në Tajlandë Kim u përpoq të bënte një foto me një elefant por përpjekja ishte e kotë.

33 vjeçarja u tmerrua kur elefanti ngriti feçkën e tij në shenjë proteste pasi si duket nuk i pëlqeu të dilte në fotografi.

Ndërkohë që Kim u largua me vrap, mamaja e saj Kris po qeshte me situatën komike që krijoi vajza e saj.

Familja e famshme Kardashian po kalon disa ditë mjaft të bukura në Tajlandë ku kanë shijuar bukuritë që ofron natyra pitkoreske e saj

Vajzat Kardashian nuk kanë ngurruar të shpërndajnë foto të ndryshme me fansat në rrjetet e tyre sociale.

kim kardashian

(b.t/shqiptarja.com)