Emocione pafund dhuroi ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe Çekisë, ku kuqezinjtë e mbyllën me një rezultat 3 me 0. Surprizë ishte edhe performanca e këngëtares Shkurte Fejza, e cila elektrizoi 22 mijë tifozë ndërsa këndoi këngën ‘Mora Fjalë’.
Shkurte Fejza parashikoi në një intervistë për Report Tv rezultatin e kombëtares 3 me 0.
“Rezultati dhe mendimi vjen gjithmonë nga dëshira. Njeriu e humb ndonjëherë ndoshta, por prej dëshirës unë do doja me tre zero. Neve ta kemi në dorë fitoren, kjo është dëshira ime”, tha ajo për Report Tv.
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".
-
Pse i ke vjedh kengen Naim Gjoshit moj patriote lekesh
Përgjigju -
Keni ndonji nr te kesaj shkurtes mos na jep ca ndeshje te sigurta per skedine
Përgjigju -
Oj Shkurte, pse s’i fute nji skedine? Do kishe fitu ma shume se sa te dha Lali EV!
Përgjigju









Komente
Komento