Emocione pafund dhuroi ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe Çekisë, ku kuqezinjtë e mbyllën me një rezultat 3 me 0. Surprizë ishte edhe performanca e këngëtares Shkurte Fejza, e cila elektrizoi 22 mijë tifozë ndërsa këndoi këngën ‘Mora Fjalë’.
Shkurte Fejza parashikoi në një intervistë për Report Tv rezultatin e kombëtares 3 me 0.
“Rezultati dhe mendimi vjen gjithmonë nga dëshira. Njeriu e humb ndonjëherë ndoshta, por prej dëshirës unë do doja me tre zero. Neve ta kemi në dorë fitoren, kjo është dëshira ime”, tha ajo për Report Tv.
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".
Pse i ke vjedh kengen Naim Gjoshit moj patriote lekesh
PërgjigjuKeni ndonji nr te kesaj shkurtes mos na jep ca ndeshje te sigurta per skedine
PërgjigjuOj Shkurte, pse s’i fute nji skedine? Do kishe fitu ma shume se sa te dha Lali EV!
Përgjigju