Kombëtarja e Kosovës do të luajë mbrëmjen e sotme në Sofje përballë Bullgarisë. Pas dy barazimeve rresht përballë bullgarëve në Prishtinë dhe Malit të Zi në Podgoricë me rezultatet 1-1 kosovarët do të tentojnë të marrin fitoren e parë në një fushë aspak të lehtë si ajo e ''Vasil Levski''. Ajo çfarë bie në sy nga formacionet e publikuara është se Kosovës i mungon ylli i saj Arbër Zeneli për shkak të dëmtimit ndaj Malit të Zi disa ditë më parë ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e kompletuar.
Deri tani ata paraqiten me 2 pikë, në kuotë të njëjtë me Bullgarinë dhe Malin e Zi. Po ky grup i cili sipas shortit është me shkronjën A kryesohet nga Anglia me 6 pikë dhe pasohet nga Çekia me 3 pikë të cilat ende nuk kanë luajtur ndeshjen e parë me Kosovën.
Ndërkohë formacionet e Bullgari- Kosovë:
Bullgaria- Nikolai Mihaylov, Vasil Bozhikov, Ivan Goranov, Anton Nedyalkov, Strahil Popov, Todor Nedelev, Georgi Kostadinov, Galin Ivanov, Kiril Despodov, Ismail Isa, Ivelin Popov Trajner: Krasimir Balakov
Kosova- Arijanet Muric, Mergim Vojvoda, Amir Rrahmani, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Edon Zhegrova, Idriz Voca, Bersant Celina, Besar Halimi, Milot Rashica, Vedat Muriqi
Trajner: Bernard Challandes
Komente








