Eleminohet Lori: Me Visarin
nuk kam bërë lojë

Eleminohet Lori: Me Visarin<br />nuk kam bërë lojë
Lori, ka qenë banorja e cila mbrëmë la garën për çmimin e madh, 100 milionë lekë. “E ke lënë edhe ti hijen, ma beso”, i tha Nevila duke e përqafuar vajzën e cila ishte e fundit që hyri në shtëpinë e “Big Brother”, por që u largua vetëm tri javë para finales. Mes debateve të ashpëra dhe garës iku dhe një jave brenda shtëpisë më të famshme të “BB7”, duke iu afruar finales së madhe. Ai që e ka ndezuar debatin në shtëpi gjatë këtyre ditëve ka qenë Valeri, i cili me lojën e tij duket se ka bërë disa nga banorët. Rasti konkret ka qenë me Nevilën, ku pati dhe reagim nga opinionisti Armand Peza dhe publiku, për shkak të debatit mes tij dhe Nevilës. Valeri thotë se Nevila ka treguar vetëm historinë e saj. Nevila shprehet se ka treguar se nga ka ardhur, ashtu siç e ka ndjerë. Ajo thotë se e di shumë mirë ku është rritur dhe nuk ka ardhur në shtëpi të tregoj se nga ka ardhur. Nevila shprehet se nuk është bishtuk, por është krenare që ka qenë mes Arditit dhe Julianës. “Nuk kam ardhur këtu për mëshirë”, thotë Nevila. Mandi këshillon Valeri të mos mëshirojë Nevilën, por nëse do t’i dhurojë dashuri.

lori big brother 7

Debate pro dhe kundra Julianës dhe Arditit

Gjatë kësaj jave në shtëpi, ka pasur edhe debate të fortë për lidhjen e krijuar mes Arditit dhe Julianës. Banorët kanë dyshuar nëse lidhje e tyre është e vërtetë, apo është vetëm për lojë. Jona, vajza nga elbasani është banorja e cila ka diskutuar më së shumti për këtë pjesë. Përmes një klipi, ku në qendër është Jona duke debatuar për lidhjen Ardit-Juliana, shfaqet Juliana e cila u mërzit gjatë javës për dyshimet e banorëve dhe i mbajti qëndrim të ftohtë, Arditit, Lorit dhe Nevilës. Juliana i beson ndjenjës së tij, sepse Arditi ka bërë më shumë që lidhja e tyre të funksionojë. Ndërkaq, opinionisti në lidhje me këtë situatë shprehet se është e dukshme se lideri në shtëpi është Arditi, sepse të gjitha situata rrotullohen tek ai. Mandi përmend marrëdhënien e Arditit me vajzat. Ai mendon se Juliana është e pasigurt për Arditin, sepse nuk është mësuar që kaq shumë vajza ta pëlqejnë të dashurën e saj. Mandi shprehet se Juliana trembet të shfaqë ndjenjat e saj ndaj Arditit. Opinionisti shprehet se Arditi është i vërtetë, pasi ka investuar shumë që kjo lidhje të funksionojë.

Dy nënat përballë historive të dashurisë së vajzave!

Dy vajzat të cilat janë përfol për lidhjet brenda shtëpisë së “Big Brother” janë vënë mbrëmë përball nënave të tyre! Në kilipin e parë ishte Lili, mamaja e Xhulit e cila u përball me vajzën e saj. Mes lotësh dhe përqafimesh Xhuli përmes një klipi rrëfen fejesën e saj me mblesëri, të cilën e kanë detyruar prindërit ta bëjë. Juliana flet për raportin me babanë e saj, por edhe divorcin e prindërve, i cili i ka shkaktuar shumë dhimbje në jetën e saj. Mamaja e Julianës pranon se kanë bërë gabim, kur e kanë fejuar me mblesëri. Ajo thotë se Juliana do t’i marrë vetë vendimet për jetën e saj, duke i kërkuar falje për dhimbjen që i kanë shkaktuar. Duke i referuar mentalitetit, zonja Lili mendon se Juliana nuk po bën asgjë të keqe në shtëpi. Ndërkohë, opinionisti Armand peza shprehet se Juliana po tregon trimëri të madhe, duke luftuar mentalitetin, por edhe të tregojë se ajo tashmë i merr vendimet vetë. Supriza e dytë ishte dhe takimi i Lorit me nënën e saj për shkak të mos premtimit që Lori i ka bërë para futjes në “Big Brother”. Mamaja e Lorit thotë se Lori nuk e mbajti premtimin e dhënë, por ajo e mbështet për gjithçka. Ndërsa, përsa i përket lidhjes me Visarin ajo shprehet; “Ishte vendimi i saj, Lori vendos vetë”. Ajo tregon mbështetje ndaj vendimit të Lorit, sepse vendimet i merr vetë. Lori flet me mamanë e saj, duke thënë se mbaroi historia e saj me Visarin. Lori thotë se çdo gjë e ka ndjerë dhe nuk ka bërë lojë. Ajo i tregon mamasë se nuk ka bërë asgjë të qëllimshme ndaj Visarin. Lori qartëson se ka përmendur emrin e një shoku, duke thënë se nuk kanë asgjë bashkë. Ajo thotë se nuk ka dashur ta përmendë, por kur ka folur për të është ndjerë më e lehtësuar. Lori përshëndet shokun e saj Mateus, por pranon se nuk kanë lidhje.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate