Aktiviteti “Të studiosh në Itali” ka mbledhur gjatë kësaj të shtune të rinjtë e interesuar për të kryer studime në Itali. Nëpëmjet këtij aktiviteti universitete të ndryshme italiane me anë të përfaqësuesve të tyre kanë prezantuar  programet dhe ofertat e tyre.

te punosh ne itali

“Të studiosh në Itali” vjen në edicionin e tij të tretë nën kujdesin e Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Venneto në Shqipëri. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani.

te punosh ne itali
 
Një ndër universitetet italiane, i cili ka mirëpritur më tepër studentë shqiptarë gjatë viteve është padyshim universititi i Perugias. Në një intervistë për A1 Report pedagogia Elena Stanghellini shprehet rreth eksperincave me studetët shqiptarë:
 
“Shumë e këndshme me të vërtetë shumë e këndshme. Janë studentë shumë të vendosur dhe shumë të mirë. Kanë kuptuar që duhet të jenë evropianë, janë të kujdeshëm, janë të motivuar. Flasin një italishte të përkryer ndonjëherë e shkruajnë edhe më mirë se studentët tanë. Jemi shumë të lumtur që kemi studentë shqiptarë”, u shpreh Stanghellini. 

te punosh ne itali
 
Sipas saj numri i studentëve shqiptarë të cilët regjistrohet në këtë universitet është gjithnjë në rritje:

”Po është në shtim e sidomos në lëndër shkencore. Kemi një rritje të të regjistruarve në ekonomi, në inxhinieri, shumë të regjistruar në agronomi me karriera shumë të bukura. Një vajzë e diplomuar prej nesh tashmë punon në bankën Intesa San Paolo, një tjetër student i diplomuar në ekonomi punon në Londër, ka shumë shembuj historish suksesi”, u shpreh  Stanghellini. 

te punosh ne itali
 
Gjithashtu ajo thekson se për një student shqiptar nuk është e vështirë të regjistrohen në Universitetin e Perugias, duke patur parasysh edhe shembujt e shumtë të studentëve shqiptar.

te punosh ne itali

Gjatë prezantimit në konferencën “Të studiosh në Itali” Stanghellini ofroi një  prezantim panoramik të universitetit të Perugias i cili shkon gjithnjë e më shumë drejt internacionalizimit duke bashkëpunuar me universitete të tjera në evropë. Veç të tjerash pritshmëritë për Universitetin e Perugias është rritja e bashkëpunimit me universitetin shqiptar.  

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)