TIRANE- Gjykata e Apelit lë në burg bashkëshortin e Eleni Bashos, e ekzektuar më 2 shkurt në Shkozë të Tiranës. Ilia Basho ndodhet i arrestuar që prej 22 shkurtit.
Basho i kërkoi sot gjykatës së Apelit të hedhë poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Tiranës e cila dy ditë pas arrestimit vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij, nga ana e saj prokuroria kërkoi që Basho të qëndronte në burg.
Sipas akuzës provat janë të mjaftueshme për të mbajtur në pranga Ilia Bashon nën akuzën e organizatorit të vrasjes. Nga ana e tij avokati kërkoi lirimin e klientit me pretendimin se është i pafajshëm.
Ndërkohë shqiptarja.com shkruan sot se Policia e Tiranës ka arritur të nxjerrë nga telefoni i Yllka Shehajt një skedar prej rreth 80 fotosh, të cilat tashmë janë bërë objekt i verifikimeve nga ana e grupit hetimor. Hetuesit thonë se mbi 2 persona, të cilët ndodhen në foto janë ngritur dyshime dhe po verifikohen lidhur me vendodhjen e tyre në datën 2 shkurt, kur dhe ka ndodhur vrasja e Eleni Bashos.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com