Eleni Maistru e UNESCO-s në
Gjirokastër:Sfidë rijetësimi i historisë

Eleni Maistru e UNESCO-s në <br />Gjirokastër:Sfidë rijetësimi i historisë
GJIROKASTER - Si pjesë e familjes së Trashëgimisë Kulturore Botërore UNESCO, Gjirokastra në dy ditët e fundit, është inspektuar nga përfaqësues të kësaj organizate, pjesë e të cilës qyteti i gurtë është prej shtatë vitesh.

Shefja e misionit monitorues të UNESCO-s që merret me identifikimin e investimeve në Gjirokastër, Eleni Maistru, për A1Report ka vlerësuar investimet e realizuara në vitet e fundit në zonën historike të qytetit, por edhe projektet që priten të zbatohen.

“Si çdo qytet historik Gjirokastra ka vlera të veçanta dhe natyrisht monitorimet lidhen me faktin që nëse këto vlera janë ruajtur dhe konservuar në nivele të duhura. Gjirokastra është qytet shumë i rëndësishëm, por ka problematikat e veta. Ajo çka unë evidentova gjatë vizitave në terren por dhe takimeve me autoritetet lokale, është që për të administruar dhe menaxhuar zonën historike është e vështirë dhe fatmirësisht mjaft nga këto monumente janë restauruar, por kjo nuk do të thotë që nuk ka ende punë për të bërë. Më e rëndësishmja është fakti që ka planifikime projektesh për t’u ndërhyrë jo vetëm në monumente, por edhe në urbanistikë, në bashkëveprim pushtetesh dhe kjo tregon që ka një rrjet të mirë bashkëpunimi përsa i përket prioriteteve që lidhen me zonën historike.”, u shpreh Maistru.

Në vlerësimin e UNESKO-s, sfida më e madhe e Gjirokastrës mbetet rijetëzimi i zonës historike dhe monumenteve të restauruara.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?



×

Lajmi i fundit

S'ka surpriza në Durrës! Rama rikandidon Emirjana Sako, Elton Arbanën dhe Artur Bushin

S'ka surpriza në Durrës! Rama rikandidon Emirjana Sako, Elton Arbanën dhe Artur Bushin