TIRANE- Dalin prova të reja që krijojnë bindjen se i arrestuari Ilia Basho është organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni Basho. SMS, dhe dëshmitë tregojnë se Ilia, ka planifikuar vrasjen, ndërkohë që pas saj ka tentuar të ngrerë një skemë mbrojtje duke urdhëruar Yllkën që të mos takoheshin dhe mos flisnin për një periudhë 3 mujore.
Unë o të mar o vdes, prandaj kujdesu për fëmijët e mi po su bë kjo që unë dua". Ky është një tjetër mesazh i zbuluar nga telefoni i Ilia Bashos dërguar të dashurës së tij Yllka Shehaj disa ditë para se të ndodhte vrasja e Eleni Bashos. Prokuroria e Tiranës ka arritur të zbardhë mesazhe të tjerë, duke harmonizuar akoma dhe më tepër faktet, të cilat tregojnë se organizatori i vrasjes së 33 vjeçares, nënës së dy fëmijëve është burri i saj Ilia Basho. Në seancën e djeshme gjyqësore në Gjykatën e Apelit prokuroria ka renditur një sërë provash, ku sipas të cilave mendohet se njeriu që ka organizuar krimin e rëndë është 38 vjeçari Ilia Basho. Ky i fundit gjatë zhvillimit të seancës ndodhej në sallën e gjyqit, por s'ka pranuar të flasë ansjë fjalë rreth akuzës së ngritur ndaj tij, duke pranuar të mbrohet vetëm nga avokati i tij Lazer Sokolaj.
POROSIA PER FINANCIERIN
Veç disponimit të mesazheve, prokuroria ka pretenduar se pas vrasjes së Elenit, i arrestuari Ilia Basho ka kërkuar që Yllka Shehaj të mos e takonte për një periudhë kohe prej dy deri në tre muaj. Për këtë urdhër, sipas prokurorisë i arrestuari Basho ka porositur financiarin e kompanisë "Nova Dental Albania" Jonuz Muça, të cilit i ka lënë detyrë që të takonte Yllka Shehaj, për ti transmetuar asajt urdhërin që të mos takoheshin dhe të mos flisnin në telefon së bashku. Nisur nga këto rrethana, prokuroria pretendoi se i arrestuari Ilia Basho duhet të qëndrojë në burg për shkak se nga harmonizimi i të gjitha provave materiale, mendohet se ai është personi që ka organizuar vrasjen, dhe për këtë duhet të qëndrojë në qeli. Nga ana tjetër avokati Lazer Sokolaj i ka kërkuar gjykatës së përbërë nga Gjin Gjoni, Edmond Gogu dhe Artan Broci lirimin e klientit të tij për shkak se ai nuk përbën asnjë rrezik ikje, apo rrezik shoqëror. Mirëpo ky argument është kundërshtuar nga trupi gjykues duke vendosur caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" të Ilia Bashos.
ARGUMENTAT E AVOKATIT
Mesazhet dhe deklarimet e personave që pretendon prokuroria se janë prova të vlefshme janë kundërshtuar nga avokati mbrojtës i Ilia Bashos. Sipas tij, mesazhet janë bërë në gjëndje të tronditjes së fortë të martesës së tij dhe nën një moment depresiv edhe për shkak të konsumimit të alkoolit, i thotë të dashurës së tij se nëse nuk realizon martesën e tij me të, ai do të vdes, i kërkon të ndihmojë fëmijët e tij për të cilën ai është një baba i shqetësuar dhe i tregon për disa lekë të fshehura në ambientet e shtëpisë së tij. Sipas avokatit vetë deklaruesja Yllka Shehaj i ka treguar se këtë fakt i arrestuari ja ka thënë asaj një ditë me gojë, duke shpjeguar se viktima domethënë Eleni Basho e ka kanosur të arrestuarin Ilia, se do ta helmojë nëse i merr vesh ndonjë lidhje jashtë martese. Ndërkohë për sa i përket dëshmisë së shtetasit Jonuz Muça, që tregon se Ilia e ka urdhëruar të porosiste Yllkën që të mos takohej dhe mos flisnin në telefon, avokati Sokolaj tha në gjykatë se ky është një veprim normal dhe nuk ka asnjë gjë për të provuar se Ilia Basho, është ekzekutori i gruas së tij, Elenit. "Ilia Bashos i kishte vdekur gruaja dhe tani duhej të meret me hallin që e kishte zënë, pasi në rrethet familjare të tij dhe të gruas së tij, do të përgojohej dhe lidhja që kishte pasur dhe që për vetë traditën dhe fisnikërinë e të dyja familjeve lidhja jashtëmartesore, ishte diçka shumë e rëndë dhe ishte normale që i arrestuari Ilia Basho të porosiste të dashurën që për një farë kohe të mos e takonte apo komunikonte me të"-tregoi në gjykatë avokati Lazer Sokolaj. Sipas këtij të fundit vetëm përfaqësuesi i akuzës e ka deshifruar ashtu siç do ai thënien e dëshmitarit Jonuz Muça, pasi në deklarimet e Yllkës del se ajo e ka kuptuar ndryshe këtë urdhër të dhënë nga Ilia Basho. Sipas avokatit, Ylla i ka pohuar deklaruesit se po qe se Ilia nuk do të më takojë dhe sdo të më flasë, ajo ska asnjë problem.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com