Elenita Roshi zgjidhet drejtuesja e re e Muzeut Historik Kombëtar

Elenita Roshi zgjidhet drejtuesja e re e Muzeut Historik Kombëtar

Blendi Gonxhja dhe Elenita Roshi

Elenita Roshi është zgjedhur drejtuesja e re që do të drejtojë Muzeun Historik Kombëtar. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

'Ekipi i MEKI-t po rritet! Prej sot, Elenita Roshi do të drejtojë Muzeun Historik Kombëtar', shkruan ai. 

Ajo ka mbi 20 vite përvojë në menaxhimin e trashëgimisë kulturore, turizmit të trashëgimisë, dhe zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Elenita ka punuar gjerësisht me organizata ndërkombëtare, në projekte që fokusohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, sidomos në Butrint dhe Gjirokastër.

Bazat e saj akademike, përfshirë një doktoraturë në marketingun e trashëgimisë kulturore dhe një bursë Humphrey/Fulbright në Universitetin Cornell të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, plotësojnë përvojën e saj praktike.

Si pedagoge e jashtme në Universitetin Politeknik të Tiranës, Elenita kontribuon gjithashtu në ndërtimin e ekspertizës së ardhshme në menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe historike.

Pasioni i saj për ta bërë trashëgiminë tonë tërheqëse dhe edukative, si për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët, do t’i shërbejë procesit të rëndësishëm të rindërtimit të Muzeut Historik Kombëtar, dhe të shndërrimit të tij në një hapësirë për edukim, frymëzim dhe dialog.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albi: 08/01/2025 09:26

    dmth drejtoresha e re e Muzeut Kombetar, institucioni kardinal i historise kombetare, shkon te ministri me bluze "tigrato" sic ishte duke gatuar ne shtepi, dhe me nje pallto te hedhur siper. dhe ministri i Kultures, e pret per ta emeruar me nje triko me zinxhir, sic duket edhe ai ashtu eshte cuar nga kolltuku i shtepise. Ndoshta ka ardhur dhe me shapka. republike bananesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur