Elez Gjoza flet për Report Tv pas 
dorëheqjes: Gjykova anën morale

Elez Gjoza flet për Report Tv pas <br />dorëheqjes: Gjykova anën morale<br /><br>
Elez Gjoza dha dorëheqjen nga President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes këtë të premte pas skandalit të dopingut me peshëngritësen kampione bote, Romela Begaj. 

Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Gjoza tha se ndjeu detyrim moral për t’u larguar nga posti, ndërsa shprehu besimin se Romela është e pafajshme. Ai paralajmëroi se Federata Shqiptare e Peshëngritjes do hedhë në gjyq Federatën Botërore. 

"Nuk besoj se Romena Begaj është e fajshme, por duke ndjerë si qytetar gjykova anën morale, kam dhënë dorëheqjen. Për mendimin tim, unë jam i shokuar, Romela për mua është e pastër, është sportiste profesioniste, nuk mund të merrte një substancë që e ka përdorur para 2-vitesh.

Ne do ta ndjekim nga afër çështjen e sportistes shqiptare deri në gjyq me Federatën Botërore. Dyshimi i madh është se substanca rri rreth 7 muaj në trup dhe prandaj jemi dyshues. Për ne Romela është e pafajshme. 

Nuk do lëmë gjë pa bërë për Romelën. Ka pasur shumë sportiste në botë që në testin B kanë dalë negativë. Të presim dhe të mos flasim parakohe”
.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre