Më 15 prill të vitit 2012, rreth orës 21.00, është ndaluar shtetasi Dashnor Cani, 32 vjec, nga fshati Zherkë i rrethit të Tropojës, pasi rreth orës 10.00 të një dite më parë, pas një konflikti në një minierë kromi në fshatin Zogaj ka goditur me automjetin tip “Tojota” me targë 01 613 EH shtetasin Elez Muja, 45 vjec, banues në fshatin Bytyç, duke i shkaktuar dëmtime të ndjeshme në këmbë. Nga ana e policisë në vendngjarje është sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe një armë gjahu tip shotgun si dhe 5 gëzhoja të kalibrit 12 mm.

Konflikti kishte shkak shfrytëzimin e galerive të kromit.

(sg/shqiptarja.com)