Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit

TIRANË- Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar në Report Tv protestën e mbajtur një ditë më parë nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Elezi thotë se kjo nuk është mosbindje civile, por një protestë kaçakësh. Ai thekson se Berisha ka dështuar me protestat.

“Kjo nuk është mosbindje civile. Mosbindja është kundërshtimi i një rregulli, i një norme, ligji akti qeveritar nga një masë e madhe e popullsisë. Ajo është protestë, jo protestë tipike, por një protestë tip kaçakësh, ku mblidhen 300 vetë bllokojnë një rrugë dhe bëjnë një potere. Nuk justifikon as madhësinë e PD, të paktën për historinë 30-vjeçare dhe potencën elektorale që ka pasur deri tani”, tha Elezi në Report Tv.

Për gazetarin Almer Toska lëvizjet e opozitës janë fije shprese dhe thotë se PS po ushtron presion mbi administratën për vota.

“PS ka nisur fushatën për zgjedhje dhe kërkon 4 deri në 10 votash emigrantësh me detyrim. Nëse administrata nuk ikën, kjo është e predispozuar të jetë e ngulur, e frikësuar, që të jetë në presion me votën brenda. Kontrolli që i bëhet administratës i bën qytetarët që të tërhiqen në shtëpinë e tyre. Unë ngelem partizan i idesë që qytetarët janë nën kontroll absolut për bukën e gojës dhe vendin e punës. Opozita ka pjesën e vet, duhet të ngjallë besim. Nuk mendoj ti biem vetëm opozitës në kokë”, vijoi Toska.

Elezi thotë se në PD po ndodh e njëjta gjë si gjatë kohës që e drejtonte Basha, ku nuk ka më drejtim por vetëm emërime. Ndërsa, për Berishën thotë se zgjidhet kryetar i partisë duke manipuluar votat një mendësi e partisë së punës.

Elezi: Rruga që po ndiqte Basha ishte rrugë që do e degradonte PD. Në 2014 kam pasur përplasjen në sallë. E njëjta po ndodh gjë sot, Berisha nuk po e drejton më partinë, po emëron. Ne modelin Basha e kundërshtuam, se ishte modeli i emërimeve. Nuk kishte strukturë të qartë PD se i emëronin. Berisha premtoi se çdo gjë do e kthenin në bazë të votës. Unë hyra në garë për të treguar që Berisha mundet.

Toska: Ku mundet Berisha brenda partisë, nuk e di ku ke besuar. Të mundësh Berishën brenda PD duhen edhe nja 30 vjet.

Elezi: Berisha mund se manipulon, se e ka një mendësi të majtë të trashëguar nga e kaluara e kontrollit absolut. Kështu e kishte partia e punës. Berisha manipulon mjedisin që do votojë. Berisha e ka armik votën e lirë, siç e ka Rama dhe gjithë këta. Kur ti je model i dështuar në opozitë, po në qeveri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Planet e administratës Trump mbi emigracionin