Elezi: Të shtyhen me 14 ditë zgjedhjet në PD! Berisha të pranojë ftesën time për debat në bazë! Të ikë Vokshi e Bozdo nga komisioni zgjedhor

TIRANË- Kandidati i vetëm përballë Sali Berishës për kreun e PD-së, Ibsen Elezi ka kërkuar shtyrjen me 14 ditë të ditës së zgjedhjeve, kjo sepse sipas tij, afati i lënë në dispozicion (deri 22 maj) nuk i mundëson takimet me bazën e partisë. Mes akuzave për Komisionin e Rithemelimit, se ka keqpërdorur besimin e demokratëve të Kuvendit të 11 dhjetorit, Elezi tha se gara për kreun e PD është e pabarabartë, pa transparencë dhe se nuk dominon debati, ndryshe nga sa është premtuar në çdo "Foltore".

"Situata e rëndë e krijuar në PD, kanë krijuar një imazh drejt shkatërrimit të PD, kuvendi i 11 dhjetorit ishte një shprehje e vullnetit të demokratëve për të ndërtuar një model të ri, konstatoj me keqardhje se premtimet e Foltores për debatin, barazinë në garë, transparencën, eliminimin e kryetarokracisë u shkelën duke kryer një akt tradhtie ndaj demokratëve", tha Elezi.

Prandaj, përveç shtyrjes së zgjedhjeve, ai i kërkoi që takimet elektorale t'i bënte së bashku me Sali Berishën në terren në formën e një debati para anëtarësisë, si edhe largimin nga Komisioni Zgjedhor i dy anëtarëve, kryetares Albana Vokshi dhe Enno Bozdos. Kjo sepse sipas tij, kanë manipuluar votat në procesin zgjedhor për garën brenda partisë në garën e 13 qershorit dhe 17 korrikut 2021.

"Rithemelimi po i afron modelit Basha.  Kërkoj dakordësi nga kandidati tjetër që të largohet nga Komisioni Zgjedhor të Albana Vokshi dhe Enno Bozdo si persona të implikuar në procesin e manipulimit të votave në zgjedhjet e 13 qershorit dhe 17 korrikut 2021, jo vetëm si garanci e procesit, por edhe imazhin e PD. Shtyrjen me 14 ditë zgjedhjet, do duhet 7 takime çdo ditë. Zhvillimin e takimeve të përbashkëta me debat publik para anëtarësisë siç u premtua nga kandidati në Foltore.  Shifrat e votimit kalonin mbi 100% që tregon se ai proces ka qenë i manipuluar, me dhjetëra raste ku anëtarët votoni 3-4 herë", tha Elezi.

Nga selia blu Ibsen Elezi zbuloi 2 shtyllat ku do të mbështetet platforma e tij.

"Do paraqesë një platformë të thjeshtë dhe konkluduese që do ta çonte PD në ringritje dhe daljen nga kriza e varfërisë dhe shpopullimit të vendit. Platforma ime do të mbështetet në 2 kolona, në zgjerimin e PD dhe kthimin   e saj te vlerat konservatore, hapja e një debati me kontributorë në vite dhe me të gjithë shtresat shoqërore, duke rikthyer besimin që kanë humbur ndër vite. vendosja e standardeve për karrierë, duke eliminuar servilizmin dhe kacavjerrjen që ka pllakosur në PD ndër vite, shtrirja e përfaqësimit territorial, hapja ndaj figurave publike akademike të djathta të afirmuar në veprimtarinë e tyre, kthimi të parimi konservatore lidhet me mbështetjen e vlerave tradicionale, ndërtimi i një lidershipi të qëndrueshëm që bënë çfarë thonë. Modeli konservator si e vetmja rrugë që nga një shoqëri e hallakatur të kthehen në një shoqëri të mbledhur rreth vlerave morale, është vetmja rrugë që e çon PD në fitore", përfundoi Elezi.

Ndonëse nuk e cilësoi si një garë të barabartë, ai iu drejtua demokratëve thirrjen për ta mbështetur, pasi tha se "së bashku mund t'ia dalim".  Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen në 22 maj, të shpallur zyrtarisht nga Komisioni i Rithemelimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni