Elhaida Dani befason, renditet
e para me votat e publikut

Elhaida Dani befason, renditet<br />e para me votat e publikut
Faqja zyrtare e Eurovizionit wiwibloggs.com, vetëm pak ditë më parë ka prezantuar një sondazh me këngët më të pëlqyera deri tani, pjesëmarrëse në edicionin e 60-të të Eurovision-it. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, me këngën e saj “I’m Alive”, duket se po ecën mjaft mirë deri tani. Vetëm dy ditë më parë ishte në vend të dytë pas Gjeorgjisë, ndërsa sot ka lënë pas të gjitha vendet, duke u renditur e para.

Deri në këtë moment, Elhaida ka më shumë 16.29 për qind të votave, kundrejt 15.65 për qind që ka Gjeorgjia, një shifër që ndryshon vazhdimisht. Në vend të tretë është ngjitur Italia, të cilën e ndjek më pas Spanja dhe Suedia, e cila mbyll listën e 5 këngëve më të votuara.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të këtij festivali, ky votim do të jetë i hapur deri më datë 22 maj (ora 17.00), një ditë para finales së madhe, më 23 maj. “I’m Alive” nga Elhaida Dani, deri tani ka shënuar më shumë se 1.3 milionë klikime në “YouTube”.

elhaida dani
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës “Shqiptarja.com”, versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë